Një markë kozmetike me emrin Selena Gomez

Një markë kozmetike me emrin Selena Gomez

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Selena Gomez, do të ndjekë hapat e kolegeve të saj në industri për t’u bërë edhe sipërmarrëse.

Selena është në bisedime për të kthyer emrin e saj në një markë kozmetike.

Një ndër përfaqësuesit e 27-vjeçares ka rrëfyer se ajo do të krijojë një linjë të vetën kozmetike që përfshin parfume, produkte grimi, sapunë, produkte për lëkurën dhe flokët, hidratues të ndryshëm dhe vajra esencialë.

Edhe pse ajo do të ketë mjaft konkurrencë në treg me Kylie Jenner, Kim Kardashian dhe Rihanna, kjo nuk do ta ndalojë bukuroshen të bëjë dëshirën e saj realitet.

Ndryshe, bashkëpunimi i Selenës me “Puma” rreth dy vjetëve më parë i dha këngëtares jo pak, por plot 30 milionë dollarë fitime./21Media