Selena me projekt të ri muzikor

Selena me projekt të ri muzikor

Ka disa javë që çifti i njohur i showbiz-it ndërkombëtar Justin Bieber dhe Hailey Rhode Bieber kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Por, Selena Gomez ish e dashura e Justin Bieber nuk pati ndonjë reagim, shkruan rtv21.tv.

Në kohën kur ishte fejuar Justin Bieber është raportuar se Selena Gomez, i ka dërguar një letër atij duke e uruar për fejesën. Selena nuk pati reaguar në rrjetet sociale, as për fejesën e tij të papritur por as edhe për letrën e dërguar.

Selena publikoi këngën e saj të re të titulluar “Lose You To Love Me”.

Kam pasur nevojë të të humb ty që ta dua veten”, thotë Selena Gomez në këngën e re. Por se kujt i është dedikuar muzika ende nuk dihet por publikimi i këngës erdhi menjëherë pas martesës së Justin Bieber.

 Përkrah postimit të këngës së saj ajo i ka falenderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë japur asaj.

“Faleminderit të gjithëve që qëndruat pranë meje në ngritjet dhe uljet e mija. Nuk mund të ia dilja pa të gjithë juve dhe mezi pres që të filloj aventurën time të rradhës me ju.  Lose You To Love Me është publikuar tani”, ka shkruar Selena në llogarinë e saj në Instagram./21Media