“Unë ndihem sikur i njoh të gjithë, por nuk kam miq"

“Unë ndihem sikur i njoh të gjithë, por nuk kam miq”

Selena Gomez ndihet se nuk ka shokë. Këngëtarja 25-vjeçare ka pranuar se pavarësisht se është personi me më së shumti ndjekës në Instagram, ajo nuk i konsideron shumicën e tyre të jenë miq të saj të afërt.

Ajo po ashtu ka pranuar se aktualisht ka vetëm tre miq të mirë, të cilëve iu beson t’iu tregojë gjithçka.

“Unë ndihem sikur i njoh të gjithë, por nuk kam miq. Unë i kam tre miq të mirë, të cilëve mund t’iu tregojë gjithçka”, ka thënë ish-ylli i Disney për Business of Fashion.

Ajo ka pranuar se i pëlqen të jetë e lidhur me njerëz, por ka kufij, të cilët janë shumë të rëndësishëm.

“Ju duhet të keni disa njerëz, të cilët ju respektojnë, ua doni të mirën dhe ua dëshironi gjithë të mirat atyre”, ka thënë Gomez.