Albumi do të publikohet së shpejti

Albumi do të publikohet së shpejti

Këngëtarja dhe aktorja e njohur me famë botërore, Selena Gomez ka treguar që ka gati albumin e ri.

Artistja zgjodhi që këtë lajm t’ua kumtojë fansave të saj përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 147 milionë ndjekës, shkruan rtv21.tv

Jam shumë e entuziazmuar për të, sinqerisht. Sepse ndjej që veprimet e ardhshme që do të bëjë do të jenë shumë të rëndësishme. Kështu që po tentoj të jem e kujdesshme dhe e qetë në lidhje me gjithçka… albumi do të publikohet së shpejti.”, ka thënë Selena përgjatë një lidhje të drejtpërdrejt në këtë rrjet.

Lajmi për albumin e ri të artistes, u bë i ditur vetëm pak ditë pasi që Selena lansoi këngën “ I Can’t Get Enough” në bashkëpunim me Benny Blancon, J Balvin dhe Tainyn.

Albumi i ri po vjen pas katër vjetësh pauzë që nga albumi i fundit që ishte lansuar në vitin 2015 dhe titullohet “Revival”.

“I Can’t Get Enough” është publikuar më 12 mars dhe deri më tani numëron mbi gjashtë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media