Artistja vjen në bashkëpunim

Artistja vjen në bashkëpunim

Aktorja dhe këngëtarja e njohur me famë botërore, Selena Gomez menjëherë pas daljes  nga rehabilitimi ka vendosur të sjellë këngë të re.

Selena ka bashkëpunuar me këngëtaren, Julia Michaels në këngën e titulluar “Anxiety” që do të lansohet në pjesën e parë të monologut në albumin e Julias.

Kjo këngë shënon edhe projektin e parë muzikor të Selenës që nga rehabilitimi i saj për shëndetin mendor në tetor të vitit të kaluar.

Pjesa e parë e albumit të Julias do të lansohet më 25 janar, shkruan rtv21.tv

Javën e kaluar Selena theu heshtjen mediatike që e kishte nisur në shtator të 2018-së. Artistja ka publikuar tri fotografi me të cilat ka sqaruar për publikun sfidat që ka kaluar përgjatë vitit 2018 dhe se si këto sfida e kanë përmbushur atë si njeri.

Artistja së fundmi përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram është shprehur e entuziasmuar për projektet e reja që ka përgatitur për vitin 2019. “Mezi spo pres t’i ndajë me ju të gjitha projektet që kam punuar për ju”, ka shkruar Gomez në mbishkrimin e fotografisë./21Media