Projekti më i ri nga Selena

Projekti më i ri nga Selena

Aktorja dhe këngëtarja e njohur me famë botërore, Selena Gomez sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Rare”.

Këtë artistja e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Madje, ylli i muzikës së shpejti do ta sjellë edhe albumin e ri, pas katër vjetësh pauzë që nga albumi i fundit që ishte lansuar në vitin 2015 dhe titullohet “Revival”.

Kujtojmë se, “I Can’t Get Enough” është projekti i fundit i këngëtares./21Media