Publikohet "Anixety" e Selena Gomez

Publikohet “Anixety” e Selena Gomez

Aktorja dhe këngëtarja e njohur me famë botërore, Selena Gomez ka publikuar këngën e saj të parë që nga dalja prej rehablitimit për shëndetin mendor.

Kënga vjen në bashkëpunim me Julia Michaels dhe titullohet “Anixety”, shkruan rtv21.tv

“Anixety” është publikuar vetëm në versionin audio në kanalin zyrtar të Julia Michaels, pasi që kënga është pjesë e albumit të artistes.

Kjo këngë shënon edhe projektin e parë muzikor të Selenës që nga rehabilitimi i saj për shëndetin mendor që e filloi në tetor të vitit të kaluar. Ende nuk është bërë e ditur se a do të shoqërohet kënga edhe me videoklip apo do të qëndrojë vetëm në versionin audio.

Ky bashkëpunim për mediat ishte bërë i ditur vetëm 1 javë pasi që Selena theu heshtjen mediatike në të cilën ishte që nga shtatori i vitit 2018./21Media