Selimi: Në çdo përçarje të shqiptarëve, e gjen Serbinë në mes

Selimi flet për seancën e planifikuar të mbahet sot

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur rreth arsyes së mbajtjes së seancës së sotme të Kuvendit, para se të mblidhet kryesia.

Selimi përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka thënë se direkt ose indirekt kjo seancë e thirrur për ekipin negociatorë, është direktuar nga Serbia.

“Në çdo përçarje të shqiptarëve, herët a vonë, e gjen Serbinë në mes, direkt ose indirekt. Kështu është edhe në këtë seancën e sotme për ekip negociator për bisedimet e Thaçit me Serbinë”, ka shkruar ai.

Sot nga ora 10:00 ka filluar mbledhjen kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme./21Media

Back to top button