20-vjetori i rënies së martirëve të Polacit

20-vjetori i rënies së martirëve të Polacit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor ku janë nderuar në 20 vjetorin e rënies martirët e fshatit Polac të komunës së Skenderajt. Pas tubimit, Selimi në Facebook ka deklaruar se Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, të cilat kurrë nuk do t’ia falim.

“Në nderim dhe përkujtim të të rënëve të fshatit Polac, në 20 vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe. Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova e kanë paguar shume shtrenjt lirinë. Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, krime të cilat kurrë nuk do t’ia falim.”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Në nderim të jetës dhe veprës së të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac, u bënë homazhe pranë varreve të tyre./21Media