Selimi tregon pse VV nuk do të bashkëpunojë me PDK-në dhe Listën Serbe

Në rast se PAN arrinë t’i sigurojë numrat do të jetë në vartësi të Listës Serbe

Lëvizja Vetëvendosje shprehet e gatshme që ta formojë Qeverinë e ardhshme, pasi që konsideron se është partia fituese dhe i ka numrat për ta bërë këtë. Rexhep Selimi në një intervistë për KP thotë se VV është subjekti më i madh parlamentar, janë komod me numra dhe kohë dhe se janë të gatshëm ta formojnë Qeverinë.

“Në këtë situatë kur koalicioni fitues PAN, nuk mund t’i siguroj numrat për ta bërë Qeverinë, rrjedh logjike është që ka pala tjetër. Pala tjetër është Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj në qeverisje. Kështu që ne jemi komod me numra, jemi komod me kohë. Po presim procedurat dhe po ashtu aq sa jemi komod jemi edhe të gatshëm për ta formuar Qeverinë e Kosovës.”, tha Selimi.
Selimi thotë se përveç PDK-së dhe Listës serbe nuk do të bashkëpunojnë as tani dhe as në të ardhmen, ndërsa të gjithë të tjerët mund të jenë partner me VV për ta formuar Qeverinë. Madje dhe LDK-ja për të cilën thotë se bashkëpunimi i VV me këtë parti, është rrjedhë logjike dhe se ky bashkëpunim nuk është kundërshtuar nga askush.

“Nuk do të vazhdojmë bashkëpunim me dy subjekte politike të caktuara. Me PDK-në dhe me Listën serbe, për qëllime gjithsesi të ndryshme. Me PDK në për shkak se e llogarisim si partinë përgjegjëse, e të gjithë të këqijave që ka pasur Kosova në qeverisjet e saj. Dhe me Listën serbe nuk bashkëpunojmë për shkak se ajo nuk re prezanton interesin e qytetarëve të Kosovës.”, tha ai.

Ndërsa thotë se nuk presin që presidenti t’ua jap mandatin si dhuratë, por se një gjë të tillë ua siguron Kushtetuta e vendit.

“Ai vetëm duhet të zgjedh në mes të zbatimit të kushtetutës dhe kundërshtimit apo shkeljes së saj. Kështu nuk ka nevojë të jep ai si dhuratë. Këtë na ka e dhënë qytetari i Kosovës dhe ai vetëm duhet ta zbatoj kushtetutën. Sepse , ndonëse ka disa kompetenca në diskecion ,nuk është në diskrecionin e tij ta shkel kushtetutën dhe mos të zbatoj atë eventualisht”, dekalroi Selimi.

Selimi madje thotë edhe në rast se PAN-i do të arrijë t’i siguroj numrat, do të jetë në varësi të Listës Serbe gjë që sipas tij do të çojë në nënshtrim të kushteve të saj, duke hequr kështu dorë dhe nga themelimi i ushtrisë.

“Kështu që këtë handikap nuk e ka Lëvizja Vetëvendosje, për shkak se edhe nuk bashkëpunojmë me Listën serbe, që është përfaqësuese e interesave të Serbisë në Kosovë. Po edhe në saje të numrave nuk e kemi një varësi të tillë. Por edhe po të ishim në varësi të tillë, ne nuk do ta bënim. Prandaj cilado Qeveri që themelohet në bashkëveprim me Serbinë dhe me Listës serbe, do të duhej paraprakisht të hiqte dorë nga themelimi i Ushtrisë dhe do të duhej paraprakisht të premtonte themelimin e “Zajednicës”. Pra ky është pozicioni jonë i favorshëm kundrejt koalicionit PAN ”, tha Selimi./21Media

Back to top button