Murati tregon se sa e do atë

Murati tregon se sa e do atë

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, që tek ne u bë e njohur me rolin e “Selinit” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”, vazhdon të qëndrojë në krye të mediave turke.

25-vjeçarja u komentua shumë për lidhjen e saj me këngëtarin e mirënjohur turk, Murat Dalkılıç, me të cilin filluan romancën qe sa kohë, por në fund të vitit të kaluar, çifti i dha fund lidhjes. Muajt e fundit në mediat turke po qarkullon lajmi se ata i dhanë një mundësi të dytë lidhjes, u ribashkuan dhe po përjetojnë çaste të lumtura si asnjëherë më parë.

Së fundi, këngëtari publikoi një fotografi me bukuroshen dhe shkroi “dashuria ime”, transmeton rtv21.tv

Ata e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Aktorja njihet për rolet e shumta, si në “Ask Laftan Anlamaz”, “Siyah İnci”, “Halka”, e shumë të tjera./21Media