Kështu duket aktorja jashtë rolit të "Selinit"

Kështu duket aktorja jashtë rolit të “Selinit”

Aktorja e njohur turke, Ecem Baltaci e cila i dha jetë rolit të “Selinit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” në realitet është një person krejt tjetër.

Brenda një periudhe të shkurt ajo arriti të bëhet e njohur edhe përtej kufijve. Famë të madhe mori me rolin e saj të ‘Selinit’ në serialin, ‘Zonja Fazilet dhe të bijat’.

Aktroja 24 vjeçare është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku herë pas here publikon fotografi të ndryshme, përmes të cilave qëndron më afër fansave të saj.

Në jetën e saj jashtë rolit të “Selinit” aktorja duket shumë ndryshe.

Aktorja përveçë serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat” mori pjesë edhe në seriale tjera turke.

“Zonja Fazilet dhe të bijat” është një nga serialet më të pëlqyer në Turqi. Bëhet fjalë për historinë e zonjës Fazilet e cila jeton me dy vajzat e saj në një lagje të varfër.

Pas vdekjes së bashkëshortit, barra e familjes i bie Faziletit e cila kërkon të arrijë qëllimet e saj përmes të bijave. Megjithatë, ajo ballafaqohet vazhdimisht me dredhitë e “Jaseminit”./ 21Media