Sellma thotë se nuk ka qenë në dijeni

Sellma thotë se nuk ka qenë në dijeni

Grimerja e njohur shqiptare, Sellma Kasumoviq sot mbushi ballinat e mediave shqiptare për një koment që i bëri vajzës së Zhelko Razhnatoviq (Arkanit) i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.

Komenti i Sellmës drejt vajzës së Arkanit, nxiti reagime të shumta të shqiptarëve drejt grimeres së njohur. Të cilët e akuzonin Sellmën që ka harruar që Arkani ka kryer krime të rënda në Kosovë, përcjell rtv21.tv

Sellma rreth këtyre komenteve ka vendosur të reagojë me një shkrim të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 941 mijë ndjekës.

Grimerja tregoi që nuk e kishte idenë se kush ishte vajza që i ka komentuar, derisa janë publikuar lajmet si dhe tregoi që përkatësia e saj etnike është shqiptaro-boshnjake.

Për të gjithë ju që e keni përgojuar etninë time kam një porosi: përkatësia ime shqiptare-boshjake është e dy popujve që kanë përjetuar tragjedinë më të madhe gjatë luftërave të fundit në Ballkan.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Sellmës.

Ajo gjithashtu u shpreh që është pro taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës./21Media