Selmanaj: LDK-ja nuk është parti e adoleshencës, nuk shkon kështu

Selmanaj numëron kompromiset që ka bërë LDK

Kompromisi më i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pranimi për të bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje. Kështu deklaroi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në “Click” të RTV21.

Mos të harrojmë që e kaluara jo shumë e largët politike në Kosovë tregon se kjo parti politike karshi LDK-së nuk ka qenë shumë miqësore“, tha ai.

Tutje Selmanaj tha se programi që të dy partitë kanë diskutuar dhe kanë rënë dakord ta ndjekin gjatë qeverisjes së tyre do të bëhet publik kur të arrihet marrëveshja. Ai tha se është e rëndësishme që kanë një program të konsoliduar.

Deputeti tha se sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje ja kanë prishur të gjitha prognozat që kishte para vetes, shkruan rtv21.tv

Nuk kam menduar që kemi me shku këtu ku kemi shku. Jemi në situatë ku pothuajse secili veprim të duke peshuar rëndë. Dmth tashmë edhe fjalori me ta në tavolinë është goxha i kujdesshëm sepse akoma pa fituar besim, ti e humbë besimin minimal sepse frikësohesh se ndoshta në mbramje del i thotë gjanat që ke fol në tavolinë… Kjo formë më tepër është një lojë politike për të provu me dobësu pozicionin tënd negociues, hajt ndoshta presioni publik mos po ndrojnë mendje këta, por LDK-ja nuk është parti e djeshit, nuk është parti e adoleshencës, LDK nuk eshte parti që dikush mund ta konsideroj parti të pa rëndësishme, tek ne ka rregull, ka institucione ka hirarki institucionale, nuk mundet kjo të shkojë kështu”, përfundoi deputeti i LDK-së./21Media

Back to top button