“Për qeverinë e ardhshme do të jetë sfidë riorganizimi i ministrive”

“Për qeverinë e ardhshme do të jetë sfidë riorganizimi i ministrive”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga legjislatura e kaluar, Driton Selmanaj ka thënë se në qeverinë e ardhshme do të ketë bashkim të Ministrisë së Administratës Publike (MAP), Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në një ministri të vetme.

“Sipas vlerësimit tonë nuk do të ketë as ministri të Administratës Publike në qeverinë e ardhshme, kjo do të fuzionohet me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Pushtetit Lokal, krejt këto do të jenë një ministri e vetme”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj në emisionin “Jeta në Kosovë” ku u diskutua për punësimin në institucionet publike ka thënë se për qeverinë e ardhshme do të jetë sfidë riorganizimi i ministrive, rishikimi i ligjeve dhe rishikimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Për fatin e keq kjo është një ndër punët e mëdha që na kanë lënë në dorë qeveritë e kaluara”, ka theksuar Selmanaj. /kallxo.com