Flori thotë se do të ia dal deri nesër

Flori thotë se do të ia dal deri nesër

Në mesin e artistëve të shumtë që do të marrin pjesë në “Kënga Magjike” është edhe këngëtari i mirënjohur, Flori Mumajesi, i cili konkurron me këngën “Plas” e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Sot është nata e parë gjysmë finale, ndërsa Flori pritet që të performojë në natën e dytë.

Mirëpo, jo gjithçka po shkon mirë për artistin, pasi ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një video-je të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Ai shihet se është duke marrë infuzion, teksa pyet se kush e ka mallkuar. “Gjithsesi do ja dalim deri nesër”, ka shkruar ai krahas videos.

Në Pallatin e Koncerteve, sot dhe nesër janë netët gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike” të edicionit të 20-të. Data 8 dhjetor do të jetë edhe finalja e madhe e Festivalit./21Media