Senatorët do të takohen me presidentin

Senatorët do të takohen me presidentin

Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, senatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Senatorët amerikanë sot takohen me udhëheqësit politikë të Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Takimi do të zhvillohet jashtë ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, në ora 15:30.

Senatorët së bashku me senatorin republikan Peter Beyer nuk janë lejuar që të hyjnë në Rusi, në vizitën e paraparë atje bashkë me një delegacion të kongresit.

Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës“, tha në një postim në Twitter senatori Chris Murphy.

Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, janë kritikë të zëshëm të Kremlinit./21Media