Senida Mesi: Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë rritur

Mesi: Po të krahasojmë shifrat e këtij viti me vitin e kaluar kemi një rritje të shkëmbimeve tregtare  35 %

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi në një intervistë për RTV21 ka folur për shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Mesi tha se shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit dhe se po të krahasojmë shifrat e këtij viti me vitin e kaluar kemi një rritje të shkëmbimeve tregtare 35 %.

“Po t’i referohemi ekzaksisht volumeve të importit dhe eksportit për Shqipërinë volumi i importeve nga Kosova në 10 mujorin e vitit të parë 2017 ka qenë rreth 150 mijë ton që ta përkthejmë në vlerë dhe sasi është 50 % më shumë se një vit përpara. Kurse sa i përket eksportit, bëhet fjalë për një masë të rreth 860 mijë ton që eksportohen nga Shqipëria në Kosovë dhe po të flasim për një rritje nominale bëhet fjalë për 35% rritje në krahasim me vitin e kaluar” ,tha Mesi, shkruan rtv21.tv

Zëvendëskryeministrja në fund tha se këto shifra konfirmojnë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin e tregtisë është rritur ndjeshëm./21Media

Back to top button