Shkencëtarët besojnë se sensori do të ketë implementim në rrobat e mençura

Shkencëtarët besojnë se sensori do të ketë implementim në rrobat e mençura

Shkencëtarët e shkollës për inxhinieri në Universitetin California në San Diego, kanë krijuar sensorin e temperaturës, i cili shpenzon shumë pak sasi të rrymës, përkatësisht punon me vetëm 113 pikovat, që është rreth 10 miliardë herë më pak se sa një vat.

Sensori, i cili është përshkruar në detaje në publikimin e Scientific Reports, është pjesë e pajisjes së ardhshme të ekosistemit, në të cilën po punojnë shkencëtarët në San Diego me idenë që ajo të punojë me vite të tëra në bazë të një baterie të vogël.

Shkencëtarët besojnë se sensori i tyre do të ketë implementim në rrobat e mençura dhe sistemet për mbikëqyrje të shtëpisë.