“Serbët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovë”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë sot në Beograd, se asnjëherë Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova

“Ashtu sot nga Beogradi, nesër nga Graçanica dhe një ditë nga Prizreni dhe Prishtina mund të porositim se kurrë nuk do të heqim dorë dhe do ta presim lirinë si popull”, ka thënë Gjuriq në fillim të koncertit “Në takim të Vidovdanit”, i cili u organizua nga Lëvizja për Kosovë në Serbi.

Ai ka thënë se nga Kosova “janë dëbuar 250 mijë njerëz dhe se serbët janë të gatshëm të presin dhe të luftojnë për Kosovë”, transmetojnë mediat serbe.

Në kuadër të koncertit janë shfaqur filma për Gjakovën, Prizrenin, Prishtinën,  Gjilanin, Fushë Kosovën, Pejën.

Back to top button