Serbia dënon me burg tre shqiptarë 

Shkruan simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë, dënohen me nga 55 ditë burg

Tre shqiptarë janë dënuar në Serbi me nga 55 ditë burg, pasi siç shkruan gazeta “Novosti”, në natën ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në mes të Beogradit, kanë shkruar simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.

Siç shkruan gazeta serbe, policia, pas këtij rasti që ka shqetësuar banorët e Mirijevës, në vigjilie të Kërshëndellave ortodokse, ka reaguar menjëherë duke i arrestuar menjëherë Iba Bajramin (20) dhe Shpreson Bajramin (22) nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziun (25) nga Prizreni.

Pas arrestimit të tyre, policia i ka dërguar në gjykatën për kundërvajtje, e cila ua ka shqiptuar dënimin me burg./21Media

Back to top button