Bërnabiç prek themelet e Pavarësisë së Kosovës

Bërnabiç prek themelet e Pavarësisë së Kosovës

Serbia dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të kenë mospajtime sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës, deklaroi sot kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç. Ajo tha se kjo është një temë e rëndësishme dhe se kanë komunikim konstruktiv për këtë temë por kaq.

“Sa i përket politkës biseduam edhe për Kosovën dhe Metohij. Për këtë temë ne nuk pajtohemi. Kjo është një temë e rëndësishme por është e rëndësihme se të paktën bisedojmë. Krahas mospajtimeve Maqedonia e Veriut e njohi Kosovën ndërsa ne biseduam për anëtarësimin e Kosovës në Bashkësi ndërkombëtare dhe si mund të ndikojnë ajo në marredhniëet tona”, theksoi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Krymenistri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin për njohjen e Kosovës.

“Ne jemi shtet i cili e pranoi Kosovën dhe në shumë raste ne qëndrojmë principel sa u përket vendimeve politike por po ashtu edhe për këtë qëndrojmë principiel”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministrja serbe Bërnabiç tha se përfolja e ndryshimeve të kufijve është një temë e rrejshme që nuk duhet të diskutohet. Madje ajo preku themelet e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se ndryshimi i kufijve ndodhi para 11 viteve.

“Çështja për vendosjen e kufive Serbia nuk e ka imponuar atë e kanë imponuar njerëz të tjerë. Ajo nuk është shumë prej moti, është vetëm për 10-11 vite. Atëherë konsiderohej si çështje legjitime çështja e kufijve. Atëherë askush nuk mendonte se në qoftëse i ndryshojmë kufijtë do të shkaktojmë jostabilitet por për shumicën kjo ishte e pranueshme”, u shpreh Ana Bërnabiç, kryeministre e Serbisë.

Në pyetjen e gazetarëve, kryeminisrja Bërnabiç tha se kufiri Llojan –Miratoc nuk ka vlerë dhe logjikë ekonomike, duke u shprehur kundër hapjes së tij. Nga ana tjetër kryeministri Zaev e quajti të nevojshme këtë pikë kufitare por nuk dha premtim se kur do të hapet./TV21