Pala serbe do të kërkojë që në zonat e mbrojtura të hyjnë edhe disa të mira kulturore dhe tempuj

Pala serbe do të kërkojë që në zonat e mbrojtura të hyjnë edhe disa të mira kulturore dhe tempuj

Në dialog me Prishtinën, Beogradi do të insistojë për një pozitë të veçantë të Kishës Ortodokse serbe (KOS) në Kosovë.

“Të njihet pozita e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë si dhe krijimi i një sistemi ligjor mbrojtës i pakufizuar për 44 objekte që bëjnë zonat speciale të kulturës serbe dhe të trashëgimisë kulturore serbe”, do të jetë njëra nga kërkesat kryesore të Beogradit gjatë dialogut të ardhshëm për zgjidhjen e gjithanshme të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën” , shkruan sot gazeta serbe “novosti”.

Veç kësaj, sipas kësaj gazete pala serbe do të kërkojë që në zonat e mbrojtura të hyjnë edhe disa të mira kulturore dhe tempuj të KOS-it si dhe që KOS-it t’i mundësohet që ta ketë të drejtën e plotë të pasjes, siç thuhet, të pasurisë së saj të tundshme e të patundshme.

Në zonat speciale të mbrojtura bëjnë pjesë Manastiri i Deçanit, Graçanica, Patrikana e Pejës, që janë nën mbrojtje të UNSCO-s por edhe tempujt e kishat tjera në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë Rahovec… pastaj Ura e Gurit në Vushtrri,(ura e Vojnoviqit e quan ky medium )përmendorja e Gazimestanit, kështjella në Zveçan, qyteti mesjetar i Novobërdës, fshati Hoçë e Madhe… /koha.net