Sipas anketës së agjencisë “Gallup”

Sipas anketës së agjencisë “Gallup”

Islanda dhe Zelanda e re janë shtetet, në të cilat migrantët pranohen në masë të madhe, ndërsa Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë në mesin e shteteve, në të cilat refugjatët janë më së paku të mirëseardhur.

Sipas hulumtimit të bërë nga agjencia Gallup, Serbia rreshtohet në vendin e 135-të, nga 138 shtetet e përfshira në hulumtim, ndërsa Maqedonia në vendin e fundit, shkruan rtv21.tv

Pjesëmarrësve në hulumtim ju është parashtruar pyetja se a është mirë apo keq që refugjatët jetojnë në mesin e tyre, që të jenë fqinjë të tyre apo që të martohen me të afërmit e tyre.

Pjesa më e madhe e shteteve, të cilat rreshtohen në fund të listës janë shtete që shtrihen në të ashtuquajturin shteg të Ballkanit, i cili është shfrytëzuar nga refugjatët për të rrugëtuar nga Greqia për në Gjermani.

Në krye të listës gjenden Islanda, Zelanda e Re, Ruanda, Sierra Leone, Australia, Suedia dhe Irlanda, ndërsa në fund të saj rreshtohen Kroacia, Estonia, Çekia, Letonia, Izraeli, Sllovakia, Serbia, Hungaria, Mali i Zi dhe Maqedonia./21Media