Serbia po e dërgon një skuadër mbështetëse në Serbi

Serbia po e dërgon një skuadër mbështetëse në Serbi

Në mesin e shteteve që i dolën në ndihmë Shqipërisë, është edhe Serbia. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se ka folur me të parin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ai tha se Serbia po e dërgon një skuadër mbështetëse në Shqipëri.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”, shkroi Rama në Twitter.

Rama përmes një video selfie falënderoi të gjitha shtetet për ndihmën që i ofruan. Me theks të veçantë, Kosovën, sepse siç u shpreh ai trupat e Kosovës, kanë mbërritur të parat.

Shqipëria është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë. Deri më tani janë raportuar 15 viktima./21Media