Zyberaj: BE duhet të ndalojë Beogradin

Zyberaj: BE duhet të ndalojë Beogradin

Kosova do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë për lëvizjen e lirë. Kështu tha Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli.

Ai tha se Kosova mund të shërbejë si një shembull për Serbinë në këtë drejtim.

Sipas tij, Serbia po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët e Kosovës.

Zyberaj sqaron se qytetarët e dy vendeve respektive mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia në një shtet të tretë u nevojitet edhe pasaporta.

Ne kemi zbatuar me sukses marrëveshjen për lëvizjen e lirë që ka normalizuar lëvizjen e popujve midis dy vendeve. Kosova respekton plotësisht marrëveshjen dhe mbetet e angazhuar për detyrimet ndërkombëtare që ka marrë. Lëvizja e lirë është një element kyç i integrimit evropian dhe bashkëpunimit më të fortë rajonal. Por Serbia* po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët tanë dhe po vazhdon me propagandën e saj për gjoja masa “ekstreme”. Qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia* në një shtet të tretë, u nevojitet pasaporta”, shkroi Zyberaj në Faceook.

Ai tha se Bashkimi Evropian si lehtësues dhe garantues i marrëveshjeve të arritura në Bruksel duhet të ndalojë Beogradin nga sjellja dhe veprimet aktuale.

Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, shkroi tutje këshilltari i Pacollit./21Media