“Serbia ka vetën individ të mirë”

“Serbia ka vetën individ të mirë”

Ndeshja në Luksemburg nuk luan rol të rëndësishëm në kualifikimin e Serbisë në Euro 2020, por as vendasve nuk duket që iu intereson shumë kjo ndeshje, shkruan portali serbe B92.

Pas humbjes së Serbisë ndaj Portugalisë, kombëtarja serbe ka vendosur që të fokusohet vetëm në Ligën e Kombeve, kjo sepse është shpresa e tyre e fundit për tu kualifikuar për në Europianin 2020. Mundësit e tyre për tu kualifikuar përmes grupit B, janë aq të vogla sa nuk ia vlen as të përpiqen, vazhdon më tej artikulli.

B92 përmend  disa shkrime nga mediat në Luksemburg për Serbinë dhe Kosovën: Në mediat në Luksemburgut për ndeshjen thuhet se: “E vetmja shpresë për Serbinë është të fitoj Ligën e Kombeve”.

Në një tekst të dytë më të gjatë të mediave nga Luksemburgi ishte një intervistë e Milos Todorovic një ish lojtari i kombëtares serbe që tani luan për Genesis, shkruajnë B92, transmeton rtv21.tv.

Ai i paralajmëroi vendasit për Serbinë. “Serbia ka vetën individ të mirë”, tha ai.

Një pjesë i është kushtuar edhe fitores së kombëtares së Kosovës ndaj kombëtares Çeke.

Në një artikull të titulluar “Politika dhe sensacioni” gazetarët nga Luksemburgu kanë shkruar se Kosova po e jeton ëndrrën për të luajtur në Euro 2020, përfundon ky portal./21Media