Shtatë herë kampionja Serena Williams shkon në çerek-finale të Wimbledon pasi që mund rusen Evgeniya Rodina

Shtatë herë kampionja Serena Williams shkon në çerek-finale të Wimbledon pasi që mund rusen Evgeniya Rodina

Kjo ndeshje në mes dy nënave në këtë pjesë të turneut Grand Slam u dominua nga Williams me fitore 6-2 6-2.

Related image

Këmba dhe gjuri i Rodinës ishin të lidhura dhe ajo shpesh lëvizte ngadalë dhe nuk mundi ta përballojë fuqin e Williams. Ndeshja e rradhës për Serenën është ajo me numrin 52 të botës italianen Camila Giorgi.

Për herë të parë në Wimbledon asnjë prej 10 më të mirë të femrave nuk ka kaluar në fazën e çerek-finales, kjo e bënë favorite Williams që nëse e fiton këtë turne do të bëhej 24 herë fituese e Grand Slam.

Ajo është kthyer në gara në mars të këtij viti pas pushimit të lindjes.

Rodina këtë vit ka fituar £54,000 dhe me arritjen në raundin e katërt të Wimbledon ajo e rritë shumën e saj në £163,000.

Më arritjen në çerek-finale Serena Williams kthehet në 100 më të mirë, por nëse fiton Wimbledon ajo do kthehet në top 20./21Media