Serena Williams është shtatzënë

Tenistja e famshme Serena Williams ka bërë të ditur se ajo është 20 javë shtatzënë

Ajo ka postuar një fotografi të barkut të saj shtatzënë në rrjetin social Snapchat. Numri 2 i botës nuk ka luajtur asnjë lojë qysh kur e kishte mundur motrën e saj Venus në muajin janar, shkruan rtv21.tv.

Williams në muajin dhjetor kishte lajmëruar se është fejuar me themeluesin e Reddit Alexis Obanian. Williams është 35 vjeçare, dhe kulmi i karrierës ka kaluar, kjo ka bërë që shumë të thonë se ajo mund të mos i kthehet asniëherë lojës së tenisit./21Media

Back to top button