Serena Williams rikthehet në krye te klasifikimit WTA

Amerikania Serena Williams, ka rimarrë kreun e klasifikimit WTA, publikuar të hënën, duke u ndjekur nga gjermania Angelique Kerber dhe çekja Karolina Pliskova.

Fituesja e turneut madhor të 23-të në Melburn në fillim të vitit, Williams, 35 vjeç, do të shkëputet nga aktiviteti për një vit pas shtatzënisë së njoftuar prej saj.

Klasifikimi WTA i 24 prillit 2017 është:

1. Serena Williams (SHBA) 7.010 pike (+1)

2. Angelique Kerber (GJER) 6.925 (-1)

3. Karolina Pliskova (CEK) 6.020

4. Dominika Cibulkova (SLLO) 5.065

5. Simona Halep (RUM) 5.021

6. Garbine Muguruza (SPA) 4.691

7. Johanna Konta (ANG) 4.330

8. Agnieszka Radwanska (POL) 4.205

9. Svetlana Kuznetsova (RUS) 4.025

10. Madison Keys (SHBA) 3.857

Back to top button