Ish kampionia e botës ka prioritet familjen

Ish kampionia e botës ka prioritet familjen

Ish numri i parë në botë për në tenis, amerikanja Serena Williams, u shpreh se e ka lënë pas krahëve eliminimin e shpejtë në turneun e San Jose.

Ku në këtë turne ajo u mund  2-0 (6-1, 6-0) nga britanikja Johanna Konta, deri më tani kjo ishte ndeshja më e dobët dhe rezultati më i keq në karrierën e saj.

Serena u shpreh se tashmë tenisi është më së shumti një pasion për të, pasi në krye të listës për tenisten amerikane është familja.

“Nuk e kam menduar shumë gjatë atë humbje, pasi kam gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë, siç është vajza ime, familja ime”, tha Serena Williams.

“Tashmë prioritet për mua është vajza ime Olympia. Tenisi është gjithnjë i rëndësishëm për mua, por Olympia, familja dhe Zoti janë më të rëndësishëm se sporti. Për momentin po përpiqem të gjej balancën e duhur mes tyre, për të arritur aty ku dëshiroj”, tha më tej Serena Williams.

Ajo gjithashtu tha se nuk e mohon që dëshiron të kthehet sërish numri 1 në botë, por nuk do të bënë çmenduri për ta arritur atë./21Media