Tenistja amerikane tërhiqet nga turneu Italian Open

Tenistja amerikane tërhiqet nga turneu Italian Open

Tenistja Serena Williams është tërhequr nga turneu i javës së ardhshme Italian Open, duke thënë se asaj i duhet më shumë kohë për t’u përgatitur “100 përqind”.

Ajo e ka bërë këtë njoftim përmes një postimi në Twitter.

Williams është kthyer për një kohë të shkurtër në turne pas 14 muajsh mungesë për shkak të lindjes së vajzës.

Ajo është tërhequr edhe nga turneu Madrid Open i cili ka filluar këtë javë.

Tenistja Williams, e cila ka fituar 23 tituj Grand Slam ka qenë katër herë kampione e Italian Open.