Tërmet me magnitudë 3.3 shkallë

Tërmet me magnitudë 3.3 shkallë

Një seri tërmetesh me epiqendër në rajonin ndërkufitar Manastir-Lerin, në Greqinë fqinje janë regjistruar mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme, raporton TV21.

Observatoriumi sizmik pranë Fakultetit matematiko – natyror në Shkup, njoftoi sot se dy prej këtyre tërmeteve janë regjistruar mëngjesin e sotëm në ora 07:41 minuta dhe tjetri gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:40.

Sipas tyre këto tërmete janë ndjerë në rajonin kufitar të Mexhitilisë, me intensitet prej katër shkallëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike dhe në rajonin e Manastirit, me intensitet prej katër shkallëve.

Tërmeti i parë sipas Shkallës së Rihterit, ka qenë prej 3 shkallë dhe i dyti prej 3.3 shkallë./TV21