Serial i bazuar në librin e gazetarit të njohur

Serial i bazuar në librin e gazetarit të njohur

Aktoret Reese Witherspoon e Jennifer Aniston ishin të pranishme në New York, në premierën e serisë së re televizive “The Morning Show”.

Këto seri paraqesin dy personazhet kryesore, atë të Anistonit dhe të Witherspoon si nikoqire në programin e mëngjesit, shkruan rtv21.tv

“The Morning Show” bazohet në librin e gazetarit amerikan Brian Stelter “Top of the Morning: Inside the Cutthroat World of Morning TV “ të vitit 2013, ngjarja në të cilin përqendrohet në botën e emisionit të mëngjesit në televizion.

Kolegu i dy aktoreve, Mitch Kessler, largohet nga puna për shkak të sjelljeve të pahijshme seksuale.

Skenari i filmit u ndryshua paksa pasi që lëvizja MeToo, kundër ngacmimeve seksuale, përfshiu personalitete nga sektori i lajmeve, përfshirë këtu Matt Lauer e Charlie Rose.

Aniston tha për media se programet e mëngjesit janë interesante. Ajo tregoi se derisa është rritur, çdo herë ka përcjellë programet e mëngjesit, sepse disi janë inkurajuese për të filluar ditën. E tani që dimë se çka ndodh pas kamerës, është edhe më interesante t’i ndjekësh, ka thënë ajo.

Me fjalë të tjera, Aniston, në serinë “The morning Show” luan rolin e Alex Levit, e Witherspoon të Bradley Jackson, dhe që të dyja janë producente ekzekutive.

Brian Stelter, është reporter në media dhe këshilltar, në ‘The Morning Show’. Ai ka thënë se për këtë seri ka dhënë kontriburin në bisedime me skenaristë e producentë, të cilëve u ka ndihmuar të krijojnë një botë të sajuar, por e cila duket origjinale si në jetën e vërtetë.

Ai ka thënë se shpesh kur sheh filma me shfaqje televizive, mendon se ato pasqyrohen në mënyrë shumë false, por në serine “The Morning Show” janë munduar që të krijojnë një botë të vërtetë, ku duket sikur vërtetë shikohet një program mëngjesi.

Kjo është ajo që e bën të veçantë këtë program. Pra shumë njerëz ndezin televizorin për të parë programin e mëngjesit, ata mund ta shohin atë edhe në celular, kjo pasi që duan të kalojnë pak kohë në shoqërinë e dikujt që i besojnë, sepse në njëfarë mënyre, koha kalohet edhe me personazhe që paraqiten në televizor. Por, e vërteta pas skenës nuk shihet kurrë, e seria “The Morning Show” e sjell këtë para çdonjërit.

Në premierën e serisë ishin të pranishëm edhe një radhë personalitetesh, mysafirë, në mesin e tyre nikoqirja e “Good Morning America”, Joan Lunden./21Media