Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri
Tërmeti i fundit me magnitudë 4.3 ballë
Janë ndjerë sërish lëkundje të forta tërmeti në Tiranë.
Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë ra pak minuta më parë. Thellësia ishte 5 km dhe kishte epiqendër Vorën.
Tërmeti ra në distancë 25 km në veriperëndim të Tiranës dhe veriperëndim 16 km nga Vora.
Ndërkohë një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 ballë u ndje rreth orës 07:43 të mëngjesit të sotëm./oranews