Tërmeti ishte në thellësi 26 kilometrash

Tërmeti ishte në thellësi 26 kilometrash

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter, goditi Indonezinë Lindore në orën 12:33 (04:33 GMT), thanë autoritetet.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho tha se tërmeti ishte në thellësi 26 kilometrash dhe nuk shkaktoi cunami.

“Njerëzit në Manokwari Selatan ndjenë dridhjen e tokës për gjashtë sekonda duke krijuar panik dhe duke u larguar nga shtëpitë dhe ndërtesat”, tha Nugroho.

Epiqendra ishte 55 kilometra në juglindje të Manokwari në provincën perëndimore të Papuas.

Kujtojmë se javën e kaluar numri i të vdekurve pas cunamit të shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau në Indonezi arriti në 429. Ndërsa, raportohet për 154 të zhdukur./21Media