Durrësi nuk gjen qetësi nga tërmetet, epiqendra zhvendoset në Ballsh

Durrësi nuk gjen qetësi nga tërmetet, epiqendra zhvendoset në Ballsh

Durrësi nuk gjen qetësi nga tërmetet. E gjithë nata ka kaluar me lëkundje sizmike. Janë 5 të tilla në total.

Goditja e parë dhe më e forta e regjistruar sipas IGJEUM ishte në orën 01:24, me magnitudë 3.8 ballë e shkallës rihter me epiqendër 30 në veri të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit. Pas saj 4 lëkundje të tilla, 3.1,3.2,3.4, 2.7 ballë e shkallës rihter.

Sakaq në orën 04:27 aktiviteti sizmik është zhvendosur në verilindje të Ballshit ku është regjistruar një tërmet 2.7 ballë./oranews