Ministria e punëve të brendshme i ka konfirmuar vrasjet duke theksuar se vrasësi është me iniciale P.T

Ministria e punëve të brendshme i ka konfirmuar vrasjet duke theksuar se vrasësi është me iniciale P.T

Në këtë shtëpi, rreth orës 12:40 sot ndodhi një vrasje dhe një vetëvrasje ku ka pasur edhe dy të plagosur. Vrasja ka ndodhur në rrugën “Ho shi Min” në lagjen Butel  të Shkupit. Sipas fqinjëve dhe banorëve thonë se personi i vrarë ka qenë i qetë dhe i urtë, dhe se nuk kanë pasur asnjëherë probleme me të por ato të prekur nga ngjarja nuk deshën të flasin para kamerës.

“Në lagjen Butel të Shkupit, gjyshi vret nipin e tij 36 vjeçar, përveç nipit plagosë gruan e tij dhe vajzën, ku ato tanimë janë në spital dhe gjenden në rrezik për jetën.”

Për TV21 ministria e punëve të brendshme i ka konfirmuar vrasjet duke theksuar se vrasësi është me iniciale P.T i lindur në vitin 1933.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:40. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë nipi 34 vjeçar, ndërsa i dyshuari ka bërë vetëvrasje. Me automjetin e ambulantës së shpejtë në qendrën urgjentje janë transportuar të dy gratë, të cilat sipas informatave fillestare janë në rrezik për jetën”, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Tv21 kontaktoi edhe me drejtorinë e urgjencës ku nga atje theksuan se vajza dhe gruaja janë ende në rrezik për jetë dhe se intervenimi mjekësor po vazhdon.  Vetëm një javë kanë kaluar nga ngjarja tragjike që tronditi Komunën e Sarajit ku u vranë katër persona, ku për një javë kanë ndodhur 6 vrasje dhe 3 plagosje në qytetin e Shkupit./21Media