Sot është ditëlindja e Sevdai Radogoshit

Sot është ditëlindja e Sevdai Radogoshit

Njëri ndër emrat më të shquar që ka kinematografia shqiptare, Sevdai Radogoshi sot mbushi 62 vjet jetë. Me rolin e Qumilit dhe me dhjetëra role të tjera ai fitoi dashurinë dhe respektin e fansave.

Skeqet e para në estradë i kishte punuar në vitin 1973, për t’u popullarizuar në mesin e viteve 1980-të me “Qumilin e paharruar”. Qumili njihet edhe per skeqet e tij së bashku me dy kolegët, Rasim Thaqi – Cima dhe Ibrahim Krajkova – Leci, të njohur si “Treshi persheshi”.

Mbase shumica nga ju e mbani mend se si dukej Sevdai Radogoshi në fillim të karrierës së tij, kujtime të cilat i ka sjellë sot në ditëlindjen e tij. Artisti ka publikuar disa fotografi nga arkivi të cilat i ka shoqëruar me këtë mbishkrim:

“Sot është ditëlindja ime dhe i mbusha rrumbullak 62 vite të shëndosha! Faleminderit të gjithve për urimet, fjalët e bukura dhe dashurin që ma keni dhan gjithë këto vite. Gëzofshim edhe shum vite së bashku të lumtur dhe të qeshur… Ju përshendes me disa foto nga arkivi dhe po e përfundoj me thanjen e popullit “Jeta është shumë e bukur””, shkroi ai krahas fotografive, transmeton rtv21.tv

Sevdai Radogoshi është i martuar prej vitesh dhe ka katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë./21Media