Skitari kosovar po paraqitet për herë të parë në lojërat olimpike dimërore

Skitari kosovar po paraqitet për herë të parë në lojërat olimpike dimërore

Skiatori kosovar, Albin Tahiri, i cili e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpke Dimërore që po mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut, Albin Tahiri, garën e fundit në Lojërat Olimpike Dimërore do ta ketë të enjten (22 shkurt) në disiplinën e sllallomit.

Gara zhvillohet në qendrën skitare YongPyong rreth 15 kilometra larg PyeongChangut të Koresë së Jugut. Ndërsa fillojnë në ora 02:00 me kohën tonë lokale.

Albin Tahiri, i pari në histori të Kosovës në këto Lojëra, kishte fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.

29-vjeçari ka qenë relativisht i suksesshëm duke arritur t’i përfundojë të katër garat.

Në garën e parë në Lojëra në disiplinën kombinim alpin, Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në total. Dy ditë më vonë, në garën e lëshimit, ai doli i 50-ti nga 57 garues në total. Një ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ai garoi në super sllallom të madh, ku u rendit i 47-ti nga 62 garues. Ndërsa, në garën e parafundit në Lojëra, atë të sllallomit të madh, nga 110 garues, Tahiri ia doli të zinte vendin e 56-të./21Media