Ndeshja e parë mes Dritës dhe Istogut

Ndeshja e parë mes Dritës dhe Istogut

Të enjten dhe të premten do të zhvillohen ndeshjet e javës së tetë në Ligën e Parë. Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Dritës dhe Istogut. Gjilanasit kanë katër fitore dhe dy humbje, kurse istogasit tri fitore dhe tri humbje, andaj përballja mes tyre pritet të jetë shumë interesante.

Po të enjten takohen Vushtrria me AS Prishtinën. Vushtrriasit kanë dy fitore dhe tri humbje deri më tani, kurse prishtinasit katër fitore dhe dy humbje, prandaj kjo ndeshje pritet të jetë interesante.

Të premten takohen Borea me New Basket, ku pejanët kanë gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa New Basket një fitore dhe pesë humbje.

Kjo xhiro përmbyllet me sfidën ndërmjet skuadrave prishtinase Prishtina e Re – Kerasan Prishtina. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe tri humbje.

Kjo përballje pritet të jetë mjaft e barabartë. Vëllaznimi që ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, do të pushojë në këtë xhiro.

Liga e Parë – Java 8

E enjte 

17:30 Drita – Istogu

19:15 Vushtrria – AS Prishtina

E premte 

13:00 Borea – New Basket

17:30 Prishtina e Re – Kerasan Prishtina