"Lidhe rripin, Kiki! Drake do të të mirëkuptojë"

“Lidhe rripin, Kiki! Drake do të të mirëkuptojë”

Në vitet e fundit në rrjete sociale keni parë sfida të ndryshme, si “Ice Bucket Challenge, Book bucket challenge, Mannequin Challenge etj. Ka disa ditë që në rrjetet sociale është bërë hit një tjetër sfidë, e cila njihet si  “Kiki Challenge”.

Kjo sfidë konsiston me daljen nga vetura, përderisa ajo është duke lëvizur, duke vallëzuar më pas teksa vetura është  duke ecu dhe sfiduesi i shkon pas – duke lënë derën hapur, shkruan rtv21.tv

Kjo sfidë është bërë hit në rrjete sociale dhe njerëzit me të madhe po realizojnë xhirime të tilla dhe po i publikojnë ato në rrjete sociale, duke nxitur shumë e më shumë përdorues të rrjeteve sociale të realizojnë video me sfida te tilla. Kënga në sfond këndohet nga super ylli kanadez, Drake dhe mban titullin ”In my feelings” apo në shqip ”Në ndjenjat e mija”.

Duke parë që kjo sfidë po provohet shumë edhe në vendet shqiptare, e cila është edhe e rrezikshme, sot një politikan shqiptar ka reagur lidhur me këtë sfidë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot ka hedhur në rrjete sociale një fotografi, teksa ka kërkuar që të lidhet rripi i sigurisë, shkruan rtv21.tv

“Buckle up, Kiki!
Drake will understand! Të besh #KikiChallenge me kërcim jashtë makinës që ecën, duket shumë gallatë, gjersa ndodh hataja! Na duhesh të kërcesh më gjatë, ndaj vendose rripin e rri në makinë shoku!”, ka shkruar Veliaj në facebook, krahas imazhit ku shkruhet: Lidhe rripin, Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!

Ndryshe, sfida “Kiki Challenge” për herë të parë në rrjete sociale u bë hit pasi komediani “Shiggy” e publikoi një vallëzim të tillë në llogarinë e tij në Instagram, e që xhirimi në fjalë nuk përfshinte veturën në lëvizje, menjëherë pas tij një vallëzim të ngjashëm e realizoi edhe miku i komedianit Shiggy, e ai ishte Odell Beckham Jr, i cili  filmoi veten duke realizuar një vallëzim të tillë, por këtë herë jashtë veturës, e cila ishte në lëvizje dhe kështu ky lloj vallëzimi apo sfide dita-ditës pushtoi rrjetet sociale. Ishte vet artisti Drake, i cili falënderoi komedianin Shiggy, që sipas tij e kishte ndihmuar që kënga të pozicionohej në vendin e parë në SHBA brenda një nate.

E që sfida Kikky është e rrezikshme, këtë e dëshmon fakti qe një numër i madh i personave kanë rrezikuar jetën e tyre duke realizuar video të tilla./21Media