Ambienti ekonomik është temë diskutimi në emisionin debatues “Click” të RTV21

Ambienti ekonomik është temë diskutimi në emisionin debatues “Click” të RTV21

I ftuar në emision është Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, duke folur për Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2019”,  organizuar nga Oda Ekonomike në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ka thënë se nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ku ka pas një dominim të kompanive nga Serbia, këtë vit komplet ajo hapësirë është mbuluar me kompani vendore dhe të shteteve tjera.

Rukiqi ka thënë se kjo po tregon rritjen e interesit për ekonominë tonë edhe nga vende që jo shumë tradicionalisht kanë pas raporte tregtare me Kosovën.

Rukiqi ka folur edhe për sfidat dhe progresin në mjedisin biznesor.

“Ne zakonisht për mjedisin biznesor e marrim raportin e Bankës Botërore si njëra prej indikatorëve kryesor i cili viteve të fundit ka qenë një prej lajmeve të mira që i ka prodhu vendi dhe si i tillë është mirë me u promovu, por në anën tjetër edhe brenda Bankës Botërore, por edhe kështu në përgjithësi ka skepticizëm sa i përket pasqyrës që na jep gjithmonë ky raport megjithatë te rasti jonë vërehet që ka pas një reduktim të burokracisë institucionale dhe të njëjtën kohë një përmirësim të politikave të caktume fiskale sidomos te pakot fiskale….”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka përmendur disa çështje të cilat janë shumë vështirë për të pasur progres.

“Çështja e energjisë elektrike, furnizimi i rregullt dhe stabil, i përballueshëm në aspektin e kostos me energji elektrike mbetet një ndër çështjet kyqe. Çështje tjetër që është sfidë në rritje është informaliteti, konsiderohet që ka rritje të informalitetit. Çështja e tretë që mbetet në përgjithësi sfiduese për neve si vend është mungesa e kapitalit të freskët pak a shumë lidhet me mungesën e investimeve te huaja direkte”, ka thënë Rukiqi./21Media