Klubi i atletikes ''Prishtina''- pa kushte dhe infrastrukturë

Klubi i atletikes ”Prishtina”- pa kushte dhe infrastrukturë

Sot në kuadër të programit të mëngjesit të RTV21 u diskutua për kushtet dhe infrastrukturën e klubit të atletikës ”Prishtina”. Megjithëse, Togbashqja është vendi i vetëm ku klubi atletik ”Prishtina” i realizon aktivitetet e veta, këtu ekziston një problem.

Kryetari i këtij klubi, Kadri Kaqanolli u ankua se vrapuesit po pengohen nga qytetarët ku ata në shtegun që është nërtuar pë ta. Ai tha se në komunën e Prishtinës ka dorëzuar një plan, i cili do të zgjidhte këtë problem.

Lidhur me këë,  drejtori për kulturë, rini dhe sport në komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja nuk dha një përgjigjie konkrete. Ai tha se kjo duhet të konstatohet edhe një herë me përfaqësueseit e klubit të atletikës, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, ish atletja, fituesja e medaljeve të arta dhe nënkampionja e Serbisë në Kros, Arta Kelmendi tha se pas luftës klubi i atletikës falë donatorëve ka pasur zhvillim të hovshëm, por që më vonë kushtet janë përkeqësuar për shkak të mos mbështetjes financiare.

Ajo tha se Qeveria dhe shteti duhet t’i japin më shumë përkrahje këtij sporti, me buxhet apo infrastrukturë për ushtrimin e këtij sporti.

”Mendoj që me qytetarët duhet të punohet që të vetëdijësohen, mendoj që komuna e Prishtinës, klubin atletik ”Prsihtina” do të duhej ta ndihmonte edhe me buxhet, sepse shuma që ofron është shumë e vogël”, tha Kelmendi duke shtuar se qoftë nga prindërit apo qytetarët duhet t’i jepet ndihmë këtij sporti.

Krahasuar me kohën kur ajo e ka praktikuar këtë sport dhe sot, Kelmendi tha se kushtet qe i ka pasur atëherë me këto që janë sot tha se janë minimale./21Media