Shabani i ri "merr bekimin" e Shabanit të vjetër

Shabani i ri “merr bekimin” e Shabanit të vjetër

Kanë kaluar 21 vite nga lufta e lavdishme e Jasharëve me policinë dhe me ushtrinë e shtetit të Serbisë, e cila kishte zgjatur 3 ditë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Kjo është njëra prej familjeve, e cila bëri jehonë në historinë e popullit shqiptar, shkruan rtv21.tv

Antarët e familjes që i shpëtuan sulemve serbe tani disa prej emrave të të rënëve i kanë përtërirë.

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari e ka përtërirë emrin e babait të tij Ademit, emrin e Hamzës e përtriu Bekimi kurse, emrin e Shabanit e ka përtirë Murat Jashari.

Kur jemi te ky i fundit, theksojmë se Shabani i ri sot po e përmbyll një kapiptull në jetën e tij, pasi që ai sonte po e feston mbrëmjen e maturës.

Shabani me rastin e mbrëmjes së matures ka realizuar edhe disa fotografi pranë varrit të gjyshit të tij.

Edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me rastin e kësaj mbrëmje ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, teksa ka uruar gjthë maturantat e Gjimnazit “Hamëz Jashari”.

“Një gjeneratë e artë e maturantëve të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, në mesin e tyre edhe Shaban Jashari i ri, si trashëgimtar i emrit të babait të Adem Jasharit, në mbrëmjen e tyre të paharruar “Matura 2019″ dhe një përmbyllje e suksesshme e shkollimit të mesëm”, ka shkrur Jashari në Facebook. /21Media