"Votat nga diaspora janë të orientune kryesisht nga Vetëvendosja"

“Votat nga diaspora janë të orientune kryesisht nga Vetëvendosja”

Rezultati preliminar i zgjedhjeve të 6 tetorit u shpall po në këtë datë para mesnatës, por duke u bazuar në votat e rregullta.

Pa u numëruar nga KQZ kanë mbetur votat me kusht dhe ato nga diaspora. Por a mund të sjellin ndryshim në rezultat këto vota?

Gazetari Zekirja Shabani në emisionin “Click” në RTV 21, u shpreh se këto vota mund ta bëjnë diferencën vetëm tek to parti të cilat nuk kanë kaluar pragun si dhe tek kandidatët për deputetë, por që sipas tij nuk do të ketë ndryshim të rezultateve, përcjell portali rtv21.tv

Sa i përket koalicionit Nisma- AKR- PD, që sipas rezultateve preliminare nuk ka kaluar pragun zgjedhor

“Ajo çka është interesante që duhet të përmendet për shkak të trendit të votave të diasporës, është shumë e vërtetë.. fryma është që pjesa më e madhe e votave do t’i takojë ndoshta Vetëvendosjes, që është karakteristike se diaspora viteve të kaluara ka qenë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kështu ka qenë fryma për shkak të përqendrimit të LDK-së në diasporë, aktivitetit ma të madh, e sidomos në dy palë zgjedhjet e fundit kem pa që votat e diasporës janë të orientune kryesisht nga Vetëvendosja.”, tha Shabani.

Ndërsa sa i përket koalicionit NISMA- AKR- PD, koalicion i cili sipas rezultateve preliminare nuk ka arritur ta kalojë pragun, Zekerja Shabani u shpreh se votat më të sigurta mund t’i kenë nga Kazakistani./21Media