Të mirat e përdorimit të shafranit

Të mirat e përdorimit të shafranit

American Journal of Cardiology ka publikuar një studim të ri ku zbulon se shafrani i Indisë, lufton radikalet e lira përgjegjëse për plakjen e organizmit.

Sipas këtij studimi, kjo erëzo aromatike mund të ul edhe rrezikun e sulmit në zemër me 56%.

Studimet tregojnë se është në gjendje të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të parandalojë krijimin e kolesterolit në enët e gjakut.

Studimi sugjeron marrjen e 150 mg ekstrakt të shafranit çdo ditë për tetë javë për të rritur funksionet e zemrës.

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës./21Media