Shakira planifikon të nderojë kulturën latine në Super Bowl Miami 2020

Shakira planifikon të nderojë kulturën latine në Super Bowl Miami 2020

Ylli kolumbian i muzikës, Shakira, do ta nderojë kulturën latine bashkë me Jennifer Lopez në ndeshjen futbollistike Pepsi Super Bowl Halftime që do të mbahet në Miami në fillim të vitit të ardhshëm.

Ajo për këtë foli në një intervistë për AP në Barcelonë, ku jeton qe një kohë të gjatë bashkë me partnerin e saj, futbollistin Gerard Pique dhe dy fëmijët e tyre, shkruan rtv21.tv

Shakira tha se është shumë e emocionuar që do të interpretojë në Super Bowl, dhe se mendon se është shumë me rëndësi për të që në këtë ngjarje të kremtojë për kulturën latine, të prezantojë atë, jo vetëm latinët të cilët janë lindur në SHBA por edhe ata jashtë SHBA-së, si në rastin e saj.

Fituesja e Grammy e cila muajin shkurt 2020 do ti mbushë 43 vjet, po në ditën e organizimit të Super Bowl, tani për tani është duke promovuar një dokumentar me një album me muzikë live nga turneu El Dorado 2018, i cili do të lansohet me 13 nëntor 2019.

Shakira tha se ditën e organizimit të Super Bowl do ta kremtojë edhe ditëlindjen, do të kremtojë me 100 milionë njerëz dhe normalisht, mundohet të mos jetë në presion, por të japë më të mirën nga vetja në skenë.

Shakira muajin e kaluar lansoi një remiks të këngës “Tutu”, në bashkëpunim me artistët Camilo-n nga Kolumbia dhe Pedro Capon nga Porto Riko.

Dhe ajo duket se nuk është lodhur. Ajo ka planifikuar të interpretojë edhe në ceremoninë përmbyllëse të garës në tenis Davis Cup në Madrid me 24 nëntor.

Shakira deri më sot në karrierën e saj u nderua me disa çmime, përfshirë këtu tri Gremi, 13 Gremi Latin, katër çmime MTV Video Music Awards, shtatë çmime Billboard, tridhjetë e nëntë çmime Billboard Latin Music awards, dhe një yll në sheshin e të famshmëve të Hollivudit.

Në vitin 2009, Billboard e listoi atë si artisten më të mirë latine të dekadës.

Shakira ka shitur mbi 75 milion incizime në mbarë botën, dhe mbetet njëra prej artistëve të veçuara për shitje të tyre.

Sa i përket ndeshjes futbllistike madhështore Super Bowl, ajo do të mbahet me 2 shkurt 2020 në Majami, dhe atë do ta transmetojë televizioni Fox./21Media