Shakira mbron fansin nga sigurimi i saj

Shakira mbron fansin nga sigurimi i saj

Këngëtarja e njohur botërore, Shakira gjatë performancës së saj në Meksiko, pati një vizitë të këndshme nga një fans i saj që u ngjitë në skenë.

Në një video të postuar në rrjetin social Twitter, shihet një burrë përderisa vrapon të ngjitet në skenën ku qëndron këngëtarja, shkruan rtv21.tv

Ai e përqafon Shakirën dhe i lutet që të bëjë një selfie me të, përderisa sigurimi i këngëtares tentojnë ta largojnë nga skena. Artistja i thotë sigurimit që të qetësohen dhe fillon të bëjë foton me fansin, përderisa shihet duke e përqafuar.

Kjo vizite e papritur nga fansi i saj dhe reagimi i Shakirës, është bërë virale në rrjetet sociale dhe po komentohet për gjestin e mirë që ka bërë këngëtarja./21Media