Shala: Akreditimi kontribuon në zhvillimin ekonomik

Brusa: Kosova ka potencial për t’u zhvilluar tutje

Sot është shënuar Dita Botërore e Akreditimit e cila u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e MTI-së dhe Projekti i financuar nga BE-ja “Lëvizja e Lirë e Mallrave”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me këtë rast tha se akreditimi kontribuon në zhvillimin ekonomik përmes reduktimit të kostove të tregjeve dhe integrimin e bizneseve në tregun global.

“Dita botërore e Akreditimit thekson rolin e akreditimit dhe shtimin e vlerës në zinxhirët e shtimit. Akreditimit së bashku me vlerat tjera të cilësisë siç janë standardizimi  dhe metereologjia janë një mjete i pranuar gjerësisht që kontribuon në zhvillimin ekonomik përmes reduktimit të kostove të tregtisë dhe të bërit biznes duke mundësuar integrimet e bizneseve në zinxhirët global të furnizimit dhe ngritjen e besimit në mes të partnerëve në biznes”, tha Shala.

Ministri poashtu tha se zhvillimi ekonomik në përgjithësi, e veçanërisht zhvillimi i sektorëve të infrastrukturës së cilësisë mbetet sfidë e Kosovës dhe prioritet i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“MTI është e përkushtuar që të ndërtoj një sistem efikas dhe të qëndrueshme në përputhje me praktikat më të mira për ngritje të infrastrukturës së cilësisë dhe sektorëve të tjerë”, tha ai.

Luigi Brusa, shef i seksionit të bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se në Kosovë po rritet energjia për ekonominë.

Sipas tij, Bashkimi Evropian do të vazhdoj ta mbështesë Kosovë për këtë sektori pasi vlerëson se Kosova ka potencial për t’u zhvilluar tutje.

Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme e Akreditimit në Kosovë, Gentiana Islamaj, tha se drejtori kanë arritur të harrojnë legjislacionin e nevojshëm për akreditimin në Kosovës.

Sipas saj, në vitin 2018 numri i trupave vlerësues të konformitet është rritur për 30 për qind.

Islamaj ka vlerësuar se akreditimi ofron ambient të sigurt për punë, produkte të sigurta, sidomos për sektorin e ndërtimtarisë që është ndër sektorët më të zhvilluar në Kosovë në vitet e fundit.

Back to top button